Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u përfshi në një konflikt me disa persona të tjerë në Tiranë.
Përplasja ka ndodhur në rrugën “Kujtim Laro” në kryeqytet. Mësohet se gjatë përplasjes së 31-vjeçarit me iniciale A.B me personat e tjerë, ka ndërhyrë policia për ta shoqëruar, por ky i fundit i ka kundërshtuar me forcë.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 31 vjeç, në rrugën “Kujtim Laro”, gjatë një konflikti me disa shtetas të tjerë, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë së rendit publik, për të shmangur shoqërimin e tij”, – njofton policia.