BRITANI E MADHE- 28 muaj heqje lirie është dënimi që do të marrë shqiptari Erion Hoxha 25 vjeç, i cili u përfshi në trafikun e drogës për të shlyer disa borxhe në Mbretërinë e Bashkuar.
25-vjeçari Erion Hoxha, kishte hyrë ilegalisht në Britani dhe ishte bërë pjesë organizatave që transportonin drogë, për të shlyer borxhin që kishte ndaj trafikantëve që e sollën në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai u kap para një muaj teksa po ngiste një Audi të pasiguruar në Ipswich për kontroll. Hoxha u tha oficerëve se kishin kapur njeriun e gabuar dhe u ndalua fizikisht pasi nuk pranoi të vihej në pranga, madje ka sulmuar një oficer policie duke e vrarë në dorë.
Hoxhës iu gjetën nëntëmbëdhjetë thasë me kokainë, një patentë drejtimi greke, një telefon celular dhe 285 paund para të gatshme në mjet. Ndërsa në banesë u zbuluan u gjetën 19 thasë të tjerë me kokainë në një dhomë gjumi. Kur telefoni i tij u analizua nga ekspertët, u zbulua se përmbante mesazhe që tregonin përfshirjen e tij në furnizimin me kokainë duke përdorur metodën e dërgimit me kod postar. Mesazhet në telefon tregonin se një ditë para arrestimit të Hoxhës, 26 klientëve u ishin dorëzuar 39 thasë me kokainë me një vlerë totale prej 1530 £.
Hoxha, nga Beech Road, Ipswich, pranoi se kishte poseduar kokainë me qëllim furnizimi, posedim të një dokumenti identiteti me qëllim të pahijshëm, sulm ndaj një punonjësi të urgjencës dhe posedim të pasurisë kriminale, përkatësisht 285 £ para të gatshme.
Duke e dënuar atë, gjykatësi Nicola Talbot-Hadley tha se ai ishte sjellë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme dhe si rezultat ai nuk mund të punonte ligjërisht dhe nuk kishte mundësi për fondet publike.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
41.7%
-
Jo
55.8%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 9285
Lajme të tjera
-
Itali/ Sekuestrohet 53 kg kokainë në portin e Livornos, arrestohen 3 shqiptarë! Vlera në treg do kapte 10 mln euro
1 Prill, 12:08
-
Me 41 kg heroinë në bagazhin e makinës, arrestohet 31-vjeçari pranë Rinasit! ‘Kyç’ gojën para hetuesve, droga në treg me vlerë gjysmë milioni euro! Në kërkim bashkëpunëtori
1 Prill, 10:57
-
‘Kush futet ilegalisht në Britani, nuk do përfitojë kurrë azil’/ Zyrtarja britanike në OKB kundërshton qeverinë e Sunak: Përmbys sistemin global për mbrojtjen e refugjatëve
31 Mars, 22:38
-
‘Arena’ e drogës në Koplik, plantacioni me 27 sera dhe 8 mijë rrënjë kanabisi, Gjykata e Shkodrës lë në ‘arrest shtëpie’ organizatorin: S'ka prova
31 Mars, 12:41
-
Shqiptari mbahet për 15 orë pas hekurave në Britani, policët ngatërruan çajin e malit me bimën e kanabisit: Ai ka marijuanë
31 Mars, 12:16
-
Arrestohet ‘lordi i drogës’ në Paraguaj, hiqej si biznesmen por kishte dërguar 17 tonë kokainë në Evropës! I përfshirë edhe një shqiptar
30 Mars, 18:00
-
Mbreti Charles III shkon në Gjermani në udhëtimin e parë jashtë shtetit si monark
29 Mars, 16:26
-
U pikas nga autoritetet britanike si mbikqyrësi i fermave të kanabisit, arrestohet shqiptari! Manovra epike për t'i shpëtuar policisë (FOTO)
29 Mars, 11:30
-
VIDEO/ Me monopatinë për të shitur kanabis e kokainë, në pranga 33-vjeçari në Lushnjë
29 Mars, 10:20
-
VIDEO/ Tentoi të trafikonte drejt Greqisë një pako me kokainë, në pranga 64-vjeçari në Gjirokastër! E kishte fshehur te kroskoti
29 Mars, 10:10
-
Ishte shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 42-vjeçari në Korçë! I dënuar në 2017 për falsifikim parash
28 Mars, 14:14
-
Zbardhen lidhjet kriminale shqiptare në industrinë e kanabisit mjekësor në Maqedoninë e Veriut
28 Mars, 12:19