Vrasja e biznesmenit Dervishaj, të dyja palët u përgatitën për sulm 'Far-West'

Vrasja e biznesmenit Dervishaj, të dyja palët u përgatitën për sulm 'Far-West'

Vasil Dervishaj dhe vendi ku u ekzekutua

Një sherr i momentit në ambjentet e një lokali në Vlorë, është bërë shkak i ekzekutimit me armë të tregtarit të kafesë Vasil Dervishaj. Ky i fundit është konfliktuar me dy persona me inicialet E.A dhe A.C nga Tepelena, por banues në Vlorë, të cilët tashmë janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia e qytetit bregdetar.

Sipas dinamikës së krimit që ka nxjerrë grupi hetimor, viktima Vasil Dervishaj dhe dy personat e shpallur në kërkim janë konfliktuar në ambjentet e një lokali. Por pasi këtij sherri Dervishaj lëvizte i armatosur me disa persona dhe se një gjë të tillë e tregon dhe fakti se në automjetin e viktimës u gjet një armë zjarri pistoletë.

Përgatitje për sulm “Far-West”
Ka dyshime se Vasil Dervishaj dhe dy autorët e krimit nga ana tjetër, ishin në përgatitje e sipër të sulmit kundër njëri-tjetrit, pasi lëviznin të dyja palët me armë. Sipas një burime pranë policisë së Vlorës, të dyja palët ishin bërë gati për një përplasje me armë e tipit “Far-West”, por me sa duket pala tjetër ka gjurmuar nga pas Vasil Dervishaj, duke e qëlluar këtë të fundit me një plumb në kokë.

Mësohet se vrasja është realizuar me pistoletë, por autorët kishin me vete dhe kallashnikovë. Megjithëse policia dhe prokuroria ende janë të paqarta për sa i përket motivit të saktë të kësaj vrasje, ka ngritur dysheme se edhe viktima ka qenë i shoqëruar në makinë me persona të tjerë, pasi në vendgjarje janë gjetur armë të tjera kallashnikov e pistoletë.

Dy arrestime dy në kërkim
Gjatë hetimeve 24 orëshe të këtij krimi të rëndë janë ndaluar me urdhër të prokurorit Maksim Sota dy persona; Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë dhe Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes. Ndaj tyre është ngritur akuza e “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe “Moskallëzimit të krimit”.

Sipas prokurorisë dy personat e mësipërm janë njerëzit që i kanë nxjerë me shpejtësi nga zona e Krimit dy autorët, të cilët janë larguar në drejtim të Fierit. Lidhur me arrestimin e policia ka bërë disa përpjekje por pa rezultat, ndërkohë në gjykatën e Vlorës është marrë masa e arrestit në burg në mungesë ndaj dy personave.

Sipas policisë, ngjarja ka ardhur si rrjedhojë e një konflikti që ka pasur viktima me dy autorët e dyshuar E.A dhe A.C. Vasil Dervishaj ishte pronar i një pike kafeje të quajtur "Gimoka" dhe një lokali në qytetin bregdetar.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen