U përplas me armë zjarri me disa persona dy vite më parë në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari (EMRI)
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Xhulio Vela, 27-vjeç ka rënë në pranga pasi ishte në kërkim në lidhje me një ngjarje të ndodhur në tetor të 2021-it. 27-vjeçari u përfshi në një përplasje me armë zjarri, me disa persona të tjerë në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve. Të plagosur nga konflikti mbeti vetë Vela, si dhe një 29-vjeçar, Aleksandër Nikolli.
I riu nga Mamurrasi rezulton të ketë qenë më parë i dënuar më parë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësve të policisë së rendit publik”. Ai po ashtu rezulton me precedent penal në Shqipëri dhe në Itali për shpërndarje droge. Xhulio Vela, në vitin 2020 ai u kap në Itali për shpërndarje marjuane.
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar ndaj këtij 27-vjeçarit , masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".
Në tetor të vitit 2021, në rrugën "Frosina Plaku", 27-vjeçari është konflikuar me armë zjarri, me disa persona, për motive të dobëta. Pas ngjarjes, Policia arrestoi 3 shtetas të përfshirë në këtë konflikt, si dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, ku Aleksandër Nikolli, rreth 27 vjeç dhe Xhulio Vela, rreth 25 vjeç, kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Katër apo pesë persona kanë qenë pjesë e sherrit, dhe paraprakisht dyshohet se të gjithë njiheshin me njëri tjetrin dhe se kishin miqësi mes tyre.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.1%
-
Jo
47.4%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6817
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë, polici i burgjeve gjendet i vdekur në banesë, ja pista e hetimit
19 Shkurt, 11:55
-
Operacioni/ Droga në Tiranë shpërndahej me taksi dhe skuter elektrik! Një tjetër kapet në Tepelenë, dozat deri në 8 mijë lekë (DETAJET)
19 Shkurt, 10:48
-
Kapet hajduti i kasafortave në Tiranë, 57-vjeçari i dënuar më parë zbulohet pas 5 vjedhjeve (VIDEO)
19 Shkurt, 10:36
-
VIDEOLAJM/ Aksident gjatë natës pranë Aeroportit, kamioni i tonazhit të rëndë kap telat e linjës elektrike, këputen 3 shtylla
19 Shkurt, 09:36
-
Arrestimi i Veliajt, Blendi Klosi: Presim gjykimin dhe më pas do të vendoset për zgjedhje në Tiranë
19 Shkurt, 09:31
-
Tiranë/ Me pistolet në makinë, 2 të arrestuar tek 'Zogu i Zi', dyshohet se do e shisnin! Njëri kundërshtoi me dhunë efektivët e tentoi të largohet (EMRAT+VIDEO)
19 Shkurt, 08:37
-
E përditshmja britanike 'Independent': Shqipëria ndër destinacionet më të bukura për t’u vizituar në 2025
19 Shkurt, 08:13
-
KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit Valentin Preçi
18 Shkurt, 21:49
-
Veliaj ndan fotot nga rindërtimi i shkollës ‘Edith Durham’: Më burgosën pa gjyq, dosja u bë enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit
18 Shkurt, 20:16
-
Zgjedhjet/ Ish-anëtari i Kryesisë së PD i bashkohet Lulzim Bashës, Koduzi deklaron se do të kandidojë me 'Euroatlantikët' në Tiranë
18 Shkurt, 18:58
-
Vota e Diasporës/ Mbi 150 mijë emigrantë të regjistruar, 187 mijë kërkesa! Tirana kryeson shpërndarjen sipas qarqeve, ndiqet nga Fieri dhe Durrësi (TABELA)
18 Shkurt, 16:45
-
Dy aksidente me vdekje, në Thumanë dhe aksin Tiranë-Durrës, në pranga 70-vjeçari dhe një i ri
18 Shkurt, 15:57