62-vjeçari i cili u përplas nga një trailer mesditën e sotme në Elbasan ka ndërruar jetë. Report Tv raporton se drejtuesi i biçikletës nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.
‘Rreth orës 14:00, në unazën e qytetit Elbasan, pranë Kryqëzimit të Cërrikut, shtetasi V.M., 55 vjeç, banues në Maliq, Korçë, duke drejtuar mjetin trailer, ka plagosur shtetasin R.Z., 62 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.’- njoftonte policia.
Lajmi kryesor:
Aksidente të njëpasnjëshme në Elbasan, Korçë dhe Pogradec, 1 i vdekur 4 të plagosur (FOTO)
Komente










