TIRANË - Vasil Bici i cili ishte deputet i PD-së në qarkun e Lezhës ka dhënë dorëheqjen nga mandati i tij. Këtë gjë e bëri të ditur, kryetari i komisionit të përkohshëm të verifikimit të mandateve, Armando Subashi, i cili tha se, “Vasil Bici ka dorëzuar një kërkesë pranë komisionit ku nuk pranon që të bëjë betimin si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Për këtë arsye, do të jetë kryetari i seancës ai i cili do të marrë një vendim për këtë çështje”.
FUFI: DO JEM ZË I FUQISHËM NË KUVEND
Deputeti i ri i Partisë Demokratike, Mëhill Fufi ka folur për A1 Report, duke thënë se, “dorëheqjen e Bicit e vleresoj si një akt qytetar, që mund ta ketë bërë për arsyet e tij personale”. Fufi ka deklaruar se, “do të përfaqësoj në mënyrë dinjitoze banorët e qarkut të Lezhës”. Si deputet i ri i opozitës, Fufi ka thënë se, “nuk mund të them se do ti mbajmë të gjitha premntimet, pasi jemi në opozitë”.
“Si opozitar do jem një zë i fuqishëm që do të mbroj zgjedhësit e mi për të cilët i falënderoj për besimin”, ka thënë Fufi për A1 Report.
Deputeti i PD-së, ka deklaruar se, “zgjedhjet në qarkun e e Lezhës ishin të qeta dhe normale”.
DORËHEQJA E BICIT
Pas dorëheqjes nga mandati i deputetit i Vasil Bici, një tjetër kandidat në listën e Partisë Demokratike të Lezhës do të hyjë në Kuvendin e Shqipërisë. Ai është Mëhill Fufi, i pesti në listën e PD në Lezhë, i cili u plagos gjatë ditës së zgjedhjeve, në datën 23 qershor në qytetin e Laçit, në një përballje me armë.
Në këtë ngjarje mbeti i vdekur një simpatizant i LSI-së, Gjon Gjoni, ndërkaq që mbetën të plagosur tre persona të tjerë, mes tyre deputeti i ri, i PD-së, Mëhill Fufi, vëllai i tij, Kastriot Fufi dhe një kushëri i tyre.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com