Çështja e kreu e Shërbimit të Provës në Kurbin, Lindita Lelçaj, e cila u arrestua dje pasi dyshohet për korrupsion do t'i kalojë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, raporton se Lelçaj është prangosur sapo i dha paratë një agjent i infiltruar i krimit ekonomik. Ajo akuzohet për korrupsion aktiv të zyrtarëve publik.
Mësohet gjithashtu se nga hetimi i deritanishëm i strukturave të krimit ekonomik në policinë e shtëtit janë mbi 10 raste të dokumentuara, ku Lelçaj ka marrë para në këmbim të vërtetimeve për persona që duhet të ishin në shërbim prove por realisht ndodheshin jashtë Shqipërisë ose nuk paraqiteshin fare sipas vendimit të gjykatës për të mbajtur kontakte me shërbimin e provës.
Kujtojmë se mbrëmë, menjëherë pasi prokuroria e ndaloi Drejtoren e Shërbimit të Provës në Kurbin, Lindita Lelçaj, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka firmosur menjëherë pezullimin nga detyra.
Shteti shqiptar eshte Nona KORRUPSIONIT jo vetem ne Ballkan e Europe.....
Përgjigju