U prangos për gjobëvënie 90 mijë euro, Krimet e Rënda burg pa afat vrasësit të Mirit të Xhikes

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg 37-vjecarin Lavdrim Tufa, të akuzuar për gjobëvënie dhe kanosje ndaj një biznesmeni. Tufa i ka kërkuar administratorit të një firme fasonësh 90 mijë euro me pretendimin se ia kishte detyrim një biznesmeni italian 49-vjecarit me inicialet P.E.

Gjykata e ka lënë në fuqi masën “arrest me burg”, duke marrë parasysh edhe faktin se Lavdrim Tufa është një person me precedent të mëparshëm penal, pasi është dënuar për vrasjen e Fatmir Ramës, të njohur si Miri i Xhikes. Lavdrim Tufa e ka kërcënuar disa herë biznesmenin e fasonëve, duke i kërkuar shumën prej 90 mijë eurove dhe duke i thënë se nëse nuk paguante, do të pendohej.

Lavdrim Tufa është një emër i njohur për drejtësinë. Ai është arrestuar dhe dënuar si autor për vrasjen e Fatmir Ramës, i njohur ndryshe si Miri i Xhikes. Lavdrim Tufa e qëlloi Fatmir Ramën dhe dy persona të tjerë në vitin 2003, në një lokal në zonën e Lundrës. Miri i Xhikes mbeti i vdekur në vend, ndërkohë që edhe Lavdrim Tufa u plagos. Pas një kalvari gjyqesh Lavdrim Tufës i hiqet burgimi i përjetshëm dhe dënohet më 20 vite burg, ndërkohë që në 2015 është liruar me kusht nga gjykata e Tiranës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 29/09/2018 13:38

    Helmojeni fare kete m*t qe nuk e do as baba i vet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave