U premtuan pakistanezëve kalimin në Mal të Zi, por i grabitën me armë, ekstardohet nga Kroacia autori tjetër nga Shkodra

U premtuan pakistanezëve kalimin në Mal të Zi, por i grabitën me armë, ekstardohet nga Kroacia autori tjetër nga Shkodra

TIRANË- Një 29-vjeçar është ekstraduar ditën e sotme nga Kroacia për shkak se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe "Vjedhja me dhunë".

I ekstraduari është P. P dhe akuzohet për kryerjen e veprave penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe "Vjedhja me dhunë". Ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në nëntor të vitit 2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

29-vjeçari u jepte ndihmë shtetasve të huaj për të kaluar në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria në Malin e Zi, duke pasur si destinacion vendet e Evropës Perëndimore.

Shërbimet e Policisë Kufitare Shkodër, në shtator të vitit 2018, kanë konstatuar 6 shtetas pakistanezë, të cilët synonin të kalonin në Malin e Zi, të ndihmuar nga  P. P., i cili pasi i kishte afruar në kufi me Malin e Zi u kishte marrë nëpërmjet kanosjes 720 euro, 2 telefona celularë, si dhe 6 çanta ku mbanin dokumentet e tyre. Ndërkohë në 2018 u arrestua bashkëpuntori i 29-vjeçarit

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë me Interpol Tirana dhe Policinë kroate u bë e mundur kapja e tij me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja