DIVJAKE- Një aksident i ndodhur në afërsi të fshatit Zharrnec i ka marrë jetën një 21-vjeçari me iniciale R.SH. banues në Divjakë i cili po udhëtonte me një motor. Fillimisht ai u dërgua në spital ku dhe ka ndërruar jetë pak pas mesnate. Ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i një motori tjetër E.M, 24 vjeç i cili ndodhet në Spitalin e Lushnje.

Dy motorët u përplasën kokë me njëri-tjetrin. Ndërsa policia po heton për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Foto nga vendi i ngjarjes