Pesë ditë pasi u aksidentua nga një automjet, Zelije Ceka ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.  Ajo u përfshi në aksident të mërkurën e kaluar.

Një automet e përplasi atë, së bashku me bashkëshortin, Fatmir Cekën, të cilët ishin duke kaluar rrugën. Bashkëshorti i saj ndodhet në trajtim intensiv në Spital.

Aksidenti ndodhi në aksin Elbasan-Peqin në fshatin Pajovë. Ata ishin duke kaluar rrugën në momentin që u përplasën nga një makinë. Në polici është shoqëruar drejtuesi i mjetit me inicialet M.B.