Mustafë Ahmetxhekaj, familjari i ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u plagos një ditë më parë në Pejë, ka folur në lidhje me këtë ngjarje, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë problem me të dyshuarin që qëlloi drejt tij.
Ai thotë se me personin që ka gjuajtur drejt tij ka qenë një një sallë fitnesi dhe se ai bashkë me babain e tij e kërcënuan para se ta qëllonin.
“Unë kam qenë cak i sulmit. Me personin që ka gjuajtur, kemi ushtru me një sallë bashkë, fitenes. Unë isha në gjelltore duke ngrënë bukë, ka ardhë djali, u përshëndetëm, i thash hajde e pijmë ka një kafe edhe i diskutojmë disa gjëra….Nuk u ul e kanë një autoshkollë ma larg, erdhën më babin e tij edhe më kërcënuan…Ju thash a po më leni ta ha bukën, kur jam çu me hyp në kerr babai i i tij ma ka drejtu pistoletën”, ka treguar Ahmetxhekaj për gazetën ekspress.
Ai mohon se ka pasur në të kaluarën probleme me të dyshuarin.
“I thash gjuaj dhe e shava, aty kanë qënë policia prezent, veç kur kanë kris pas shpinës. Dy plumba në këmbë dhe në prapanicë. Hala jam në Spitalin e Pejës…Telashe jo telashe, konfrontim sikur djemt e ri, ai është djalë i ri i vlon gjaku, deshta me i thanë ulu me bisedu, qysh e kanë zanat me folë e me sha. Paj për mua është absurditet, e kam një të kalume të madhe, me gjujt njerin pas shpinës… Absolut i pastër jam, kur mi ka jep plumbat jam ra në tokë, ma ka bo e more Mustafë e a po e sheh?…Djali është në arrati, qaty janë konë policia në vendin e ngjarjes”, vijon rrëfimi i tij.
Në drejtim të tij u shkrepën disa plumba, dy nga të cilët përfunduan në këmbën e tij dhe një në të pasme. I plagosur mbeti edhe një kalimtar i rastit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
62.8%
-
Të gabuar
25.3%
-
Nuk kam mendim
11.9%
Vota total: 4433
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes së 30-vjeçares flet për Report Tv: Ju them me përgjegjësi të plotë, ajo u vra nga bashkëshorti
17 Janar, 21:52
-
Ardhja e Trump dhe ndikimi në Ballkan/ Ish-diplomati: Takimi me Putin do ripërcaktojë gjeo-politikën në Europë! Eksperti: Politika amerikane nuk ndryshon
17 Janar, 19:15
-
Kosovë, gjobiten 3 parti për gjuhë urrejtjeje dhe denigruese! Ja sa do paguajnë LDK, AAK dhe LDK
17 Janar, 12:56
-
Kosovë/ Edhe sa mund ta shpërfillë Kurti Prokurorinë Speciale?
17 Janar, 10:30
-
Zyrtare/ E shkarkuan nga Besa e Kavajës, Mirel Josa rikthehet në Kosovë! Firmos në Ligën e Parë
16 Janar, 15:30
-
Kosovë/ SHBA lejon blerjen e helikopterëve ‘Black Hawk’ për FSK-në, Arben Fetoshi: Arritja më e madhe për vendin dhe mesazh i qartë për Serbinë
16 Janar, 14:16
-
Kosovë, gjoba për gjuhën denigruese në fushatë/ I thanë Kurtit, Hitler! LDK gjobitet me 20 mijë euro, 3 mijë për replikën e Kryeministrit 'LËDËKYHI'
16 Janar, 12:55
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna, Ambasada e SHBA-së: Në kundërshtim me këshillat tona, mund të minohet e ardhmja euro-atlantike
15 Janar, 15:46
-
Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe 3 personave të tjerë
15 Janar, 10:53
-
Takimi i parë në Bruksel i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për të pagjeturit
15 Janar, 09:40
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna! Petkoviç braktis takimin në Bruksel
15 Janar, 09:33