U rebelua kundër mafias, nipi i kreut të Cosa Nostra-s: Mezi e pritëm arrestimin e tij, prej vitesh jetonim me frikë

U rebelua kundër mafias, nipi i kreut të Cosa Nostra-s: Mezi e pritëm arrestimin e tij, prej vitesh jetonim me frikë

Nipi i bosit të mafias italiane, Giuseppe Cimarosa

Giuseppe Cimarosa, nipi i kreut të ‘Cosa Nostra’-s, Matteo Messina Denaro ka dhënë një intervistë për mediat italiane ku ka thënë se arrestimi i bosit të mafias, ka qenë një lehtësim për të gjithë familjen e tij. Ai bëri me dije se kishte refuzuar programin për mbrojtjen e dëshmitarëve duke mos pranuar të ndryshonte identitetin e tij për t’u fshehur ndërsa shtoi se për 10 vite me rradhë kishte jetuar me frikë.

Nipi i Messina Denaros tha se nuk ndante të njëjtat ide me bosin e mafias italiane.

"Ne jemi padyshim të lehtësuar nga ky arrestim . Është diçka që të gjithë e kemi pritur, si familja ime ashtu edhe unë. Për dhjetë vjet kemi jetuar me frikë. Nuk doja të ndryshoja identitetin tim dhe të bëhesha fantazmë, për shkak të një fantazme tjetër që policët nuk mund ta gjenin. Kam shpëtuar veten sepse kam qenë gjithmonë konsistent me idetë e mia. Idealet e mia nuk ishin këto"- u shpreh Giuseppe Cimarosa, nipi i Matteo Messina Denaros.

Ndërkohë në strehën e fundit të Matteo Messina Denaro, është gjetur një pistoletë revorvel me pesë fishekë. Arma ishte fshehur në kuzhinën e apartamentit ku bosi i mafias italiane kaloi periudhën e fundit të tij të arratisjes.

Arma e gjetur në strehën e Matteo Messina Denaros

Kujtojmë se kumbari i mafies siciliane ra në pranga më 16 janar. Kapja e tij është historike pasi policisë italiane iu deshën plot 30 vite për të rënë në gjurmët e tij. E veçanta e arrestimit të tij është se përkon me të njëjtën datë me kapjen e Toto Riinës, gjithashtu 3 dekada më parë. Matteo Messina Denaro, zëvendësuesi i Toto Riinës, autor i mijëra masakrave, u gjet në një klinikë private në Palermo, ku kurohej nga tumori.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë