'U refuzua nga Vuçiç', Kurti i përgjigjet Lajçak për deklaratat për Asociacionin: Meqë është çështje e brendshme, e hartoj me ministrat e mi!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë u refuzua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe se deklarata e fundit e ndërmjetësit për dialogun, Miroslav Lajçak, nënkupton se çështja e draft-statutit është “vetëm çështje e brendshme e Kosovës”.

“Sipas deklarimit të fundit të emisarit evropian Mirosllav Lajçak, meqë draft statuti na qenka veçse çështje e brendshme e Kosovës, në vitin e ardhshëm unë mund ta shkruaj një draft modern evropian në konsultim me ministrat e mi Nenad Rashiç, Komunitete dhe Kthim, dhe Elbert Krasniqi Administrimi i Pushtetit Lokal”, tha Kurti në reagimin e tij.

Sipas Kurtit marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të nënshkruhet në Samitin e Këshillit Evropian, që do mbahet në mars 2024.

“Besoj që Brukseli dhe emisari evropian Lajçak do të merren shumë më tepër me Presidentin Vuçiç që i vodhi zgjedhjet në Serbi dhe që u tërhoq nga Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit 2023, përmes letrës së Kryeministres Ana Brnabiç, në vend se të na bëjnë presion publik me opsione që e shndërrojnë Kosovën demokratike e pro-evropiane në temë problematike”, tha Kurti.

Kosova dhe Serbia pranuan marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në fund të shkurtit dhe një dokument aneks për zbatimin e saj u dakordësua në Ohër më pas. Kosova këmbënguli në nënshkrimin e këtyre dokumenteve, të cilat Serbia i refuzoi.

Së fundmi kryeministrja Bërnabic përmes një letre zyrtare drejtuar BE, shpreh rezerva për detyrimet që dalin nga marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Por i dërguari i BE-së Lajçak, deklaroi se marrëveshja duhet të formalizohet deri në fund të janarit dhe se për këto kërkesa të palëve pritet zbatimi i Asociacionit.

S.S/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare