Gjendet trupi i pajetë i fëmijës 2 vjeçar për të cilin u tha se u tërhoq nga aligatori ndërsa po luante në lagunën e Disney World në Florida. Sipas autoriteteve fëmija Lane Graves humbi jetën si pasojë e mbytjes pasi trupi ishte i paprekur.
Policët janë ende duke kërkuar për të gjetur kafshën sulmuese. Më shumë se 50 persona dhe një helikopter u përfshinë në operacion dhe pas 17 orësh kërkimi arritën të gjejnë trupin e pajetë të vogëlushit.
Gjatë orëve të kërkimeve, autoritet në Orlando vranë 5 aligatorë. Fëmija u rrëmbye nga aligatori të martën në mbrëmje teksa qëndronte në resortin Disney Grandet. Babai i djalit hyri në ujë për ta tërhequr nga aligatori, por gjithçka ishte e kotë.
Sipas ekspertëve, aligatori që rrëmbehu djalin mendohet se është 2.13 metër i gjatë. Çifti nga Nebraska Matt dhe Melissa Graves ishin me pushime me tre fëmijët e tyre, ku fatkeqësisht kanë humbur njërin prej tyre. Resorti u mbyll pas tragjedisë, teksa i gjithë shteti i Floridas u shokua nga ngjarja e rëndë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com