Një vajzë 9-vjecare, Charlotte Senna, që u zhduk të shtunën teksa luante me fëmijë të tjerë gjatë një pikniku me familjen në New York, është gjetur mbrëmë e mbyllur në rulotën e rrëmbyesit të saj te dyshuar, njoftoi policia amerikane.

Craig Nelson Ross Jr., 47 vjeç, ndodhet në paraburgim në lidhje me zhdukjen e saj, tha guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hotchul në një konferencë për shtyp.

Pasi u identifikua një shënim me gjurma gishtërinjsh në të, policia hyri në shtëpinë e të dyshuarit, dhe Charlotte u gjet në një dollap nga oficerët, raporton BBC.

Grupet e armatosura të policisë kishin hyrë në pronën, ku Ross thuhet se fillimisht kishte rezistuar ndaj ndërhyrjes. Ai ende nuk është akuzuar formalisht për krimin teksa marrja në pyetje vijon. Policia nuk ka publikuar pamje të të ndaluarit dhe nuk dihet nëse ai njihte familjen e të rrëmbyerës.

Ross Jr nuk ka treguar ende motivin e aktit të tij, por mediat thonin se i ndaluari është një pedofil vendas, i dënuar më parë.

Ngjarja është ende e paqartë por Charlotte u dërgua në qendrën mjekësore Albany pasi u shpëtua ndërsa besohet se ishte marrë me forcë në automjet dhe më pas dërguar drejt pyllit. Hetimet ndaj tij vazhdojnë ende.