U rrëzua teksa udhëtonte me motor në Librazhd/ Turisti çek nxirret me helikopter nga përroi

U rrëzua teksa udhëtonte me motor në Librazhd/ Turisti çek nxirret me helikopter nga përroi

Foto ilustruese

Një turist çek është rrëzuar rreth orës 19:00 të pasdites së sotme teksa po udhëtonte me motor bashkë me disa turistë të tjerë në zonën malore të Rinasit në Librazhd. R.K.  53 vjeç ka humbur kontrollin e motorit duke rënë në përroin e Cirovës.

Ata kanë kërkuar ndihmë në numrin 112. Në drejtim të tyre është nisur një patrullë policie dhe autoambulanca por për shkak të terrenit të vështirë nuk ka qenë e mundur ndërhyrja e saj. Në sajë të bashkëpunimit me policinë e shtetit është dërguar një helikopter. Ai ka transportuar turistin i cili kishte pësuar fraktura në trup në drejtim të spitalit Ushtarak.

Ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ambasada çeke në Tiranë  e cila ka falënderuar Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Shëndetësisë për reagimin në kohë, duke i shpëtuar jetën turistit çek.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 24/08/2019 21:40

    Bravo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja