U rrit çmimi i energjisë/ Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve tek furrat e bukës e pastiçerive

U rrit çmimi i energjisë/ Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve tek furrat e bukës e pastiçerive

Tirane- Autoritetit i Konkurrencës vendos nën monitorim çmimin e prodhimit dhe tregtimit të bukës, menjëherë pas hyrjes në fuqi të vendimit Entit Rregullator të Energjisë për të rritur çmimet e energjisë për ato furra që nuk kanë vetëm prodhimin e bukës, por janë dhe pastiçeri apo kanë edhe bar kafe.

Për shkak të disa sinjalizimeve që është rritur çmimi i bukës Autoriteti i Konkurrencës thotë se do të monitoroj tregun për të shmangur abuzimet.

Në prill ERE vendosi që çmimi i energjisë do të jetë 7.6 lekë për kilovat vetëm për furrat e bukës, ndërsa për furrat që janë edhe pastiçeri energjia do të kushtojë 9.5 lekë, kurse kur ofrojnë edhe shërbimin si bar kafe, çmimi do të jetë 12 lekë. Deri tani të gjitha furrat në vend pavarësisht shërbimeve që ofronin si pastiçeri apo bar-kafe, energjinë e blinin me 7.6 lekë.

Pas rritjes së energjisë Konkurrenca thotë se do të mbajë nën monitorim tregun për të ndaluar abuzimet me çmimin e bukës, si dhe për të ndaluar shtrembërimin e konkurrencës, duke fiksuar çmimet në treg.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/11/2024 02:42

    Nuk e kuptoj se perse ngrihet cmimi i energjise per keto biznese te vogla,ato automatikisht paguajne me shume se nje familje,se harxhojne me shume edhe pa kete ngritje qe u kane bere?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?