U rrit çmimi i energjisë/ Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve tek furrat e bukës e pastiçerive

U rrit çmimi i energjisë/ Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve tek furrat e bukës e pastiçerive

Tirane- Autoritetit i Konkurrencës vendos nën monitorim çmimin e prodhimit dhe tregtimit të bukës, menjëherë pas hyrjes në fuqi të vendimit Entit Rregullator të Energjisë për të rritur çmimet e energjisë.

Në prill ERE vendosi që çmimi i energjisë do të jetë 7.6 lekë për kilovat vetëm për furrat e bukës, ndërsa për furrat që janë edhe pastiçeri energjia do të kushtojë 9.5 lekë, kurse kur ofrojnë edhe shërbimin si bar kafe, çmimi do të jetë 12 lekë. Deri tani të gjitha furrat në vend pavarësisht shërbimeve që ofronin si pastiçeri apo bar-kafe, energjinë e blinin me 7.6 lekë.

Pas rritjes së energjisë Konkurrenca thotë se do të mbajë nën monitorim tregun për të ndaluar abuzimet me çmimin e bukës, si dhe për të ndaluar shtrembërimin e konkurrencës, duke fiksuar çmimet në treg.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Meta në burg, Alibeaj për Report Tv: U arrestua ish-presidenti, e çfarë pastaj, të gjithë para ligjit të barabartë! Berisha kërkon të shesë qeverinë teknike si karamele, i paaftë të fitojë zgjedhjet

Meta në burg, Alibeaj për Report Tv: U arrestua ish-presidenti, e çfarë pastaj, të gjithë para ligjit të barabartë! Berisha kërkon të shesë qeverinë teknike si karamele, i paaftë të fitojë zgjedhjet