Grupi i Tifozëve Kuq e Zi do të rindërtojnë dy qendra shëndetësore në bashkitë Durrës dhe Shijak, të cilat u shembën nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit të vitit 2019. Projektmarrëveshja e bashkëpunimit me grupimin e tifozëve është miratuar në mbledhjen e qeverisë, për rindërtimin e dy qendrave shëndetësore në bashkitë Durrës dhe Shijak.
VENDIMI I PLOTE
MIRATIMIN E PROJEKTMARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE TIFOZËVE KUQ E ZI, PËR RINDËRTIMIN E DY QENDRAVE SHËNDETËSORE NË BASHKITË DURRËS DHE SHIJAK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 20, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e projektmarrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Tifozëve Kuq e Zi, për rindërtimin e dy qendrave shëndetësore në bashkitë Durrës dhe Shijak, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Autorizimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin për nënshkrimin e kësaj projektmarrëveshjeje.
Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe bashkitë Durrës e Shijak për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
57.4%
-
Jo
38.9%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 12580
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KKTU miraton disa leje për kulla, hotele, rrugë dhe planin për 'Durana Tech Park' (LISTA)
21 Shkurt, 20:09
-
Projekti turistik i Portit të Durrësit/ Kushtetuesja rrëzon sërish PD: Nuk cenohet liria ekonomike, shteti aksioner me 33%
21 Shkurt, 18:22
-
Ekskluzive/ Pronat në Durrës mesatarisht 62% më shtrenjtë! Apartamentet në plazh do të shiten me 2 mijë € m² (NDARJA SIPAS ZONAVE)
21 Shkurt, 15:31
-
'Qeveria të na shpëtojë nga llumi i zi', banorët pranë lumit Ishëm kërkojnë pastrimin e plehrave! Masterplani i Mjedisit mbetet në letër
21 Shkurt, 14:21
-
Meningjiti, normalizohet situata në Durrës! Prindërit rikthejnë fëmijët në shkollë pas një jave mungesë
21 Shkurt, 10:28
-
Durrës/ Operacioni 'Cleaning 2': 6 të arrestuar për drogë dhe vjedhje, sekuestrohen 94 shezlongë të vjedhur (EMRAT)
21 Shkurt, 10:24
-
Durrës/ Shkrumbohet nga zjarri supermarketi 'Diambe', flakët dëmtojnë dhe qendrën tregtare! Shikoni pamjet
21 Shkurt, 09:18
-
‘Grabitëm shtëpinë e dhëndrit të Agron Dukës’, deputeti për dëshminë e Dumanit: S’është e vërtetë, triller për qëllime të caktuara
20 Shkurt, 19:20
-
Durrës/ Shiti apartamente e dyqane me vlerë 2 milionë euro por s'ua dorëzoi blerësve! Prokuroria çon në gjyq administratorin e ‘Albion Construksion’, u arrestua në Holandë (EMRI)
20 Shkurt, 14:01
-
Durrës/ Stefan Çapaliku vjen me vëllimin poetik ‘Camera Obscura’, një udhëtim i veçantë mes imazhit dhe fjalës
20 Shkurt, 11:25
-
Krujë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte në një banesë private, humb jetën 35-vjeçari (EMRI)
19 Shkurt, 11:03
-
Vota e Diasporës/ Mbi 150 mijë emigrantë të regjistruar, 187 mijë kërkesa! Tirana kryeson shpërndarjen sipas qarqeve, ndiqet nga Fieri dhe Durrësi (TABELA)
18 Shkurt, 16:45
bravo...por me cfar fondesh?jo per gje por nqs jane paret e taksave por do i thuhet flm atyre atehre beni dhe nje ne rreth greth ne emrin tim .
PërgjigjuBravo çuna! Me te miret
Përgjigju