U shërua nga COVID-19, Princi Charles rrëfen përvojën e tij: E çuditshme, shqetësuese të jesh larg familjes

U shërua nga COVID-19, Princi Charles rrëfen përvojën e tij:  E çuditshme, shqetësuese të jesh larg familjes

Pasi u shërua nga koronavirusi, Princi Charles ka rrëfyer në mëdiat sociale përvojën e tij, duke nënvizuar se sa "e çuditshme, zhgënjyese, nganjëherë shqetësuese" ishte.

Trashëgimtari i fronit britanik i drejtohet kryesisht në mesazhin e tij veçanërisht tçanërisht të moshuarve të cilët po përjetojnë një moment të vështirë.

Mesazhi i Princit Charles

"Zemrat tona janë me të gjithë të moshuarit që po përjetojnë një moment të vështirë. Pasi kalova koronavirusin, fatmirësisht me simptoma të lehta, e gjej veten në anën tjetër të sëmundjes, por ende po ruaj distacën e sigurisë. Kjo është një përvojë e çuditshme, frustruese dhe shpesh shqetësuese pasi je larg familjes dhe miqve të tu. Në një kohë kur po përjetojmë kaq shumë ankth, unë dhe bashkëshortja ime po mendojmë veçanërisht për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre në rrethana kaq të vështira dhe anormale si edhe për ata që duhet të durojnë sëmundjen, izolimin dhe vetminë”- ka thënë Princi.

71-vjeçari kaloi 7 ditë në karantinë në Skoci pasi rezultoi pozitiv dhe shfaqi simptoma të koronavirusit, ndërsa bashkëshortja e tij do të qëndrojë në vetizolim dhe për disa ditë edhe pse ka rezultuar negative në testime.


Lajmi kryesor:

Rritet numri i viktimave, ulen të infektuarit, lajm i mirë për të shëruarit në 24 orët e fundit në Itali! Në botë 1 milion të prekur


/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki