U shfaq në fushën e futbollit, federata italiane nis sërish hetim për Luciano Moggi-n! Rrezikojnë Juventus dhe Napoli

U shfaq në fushën e futbollit, federata italiane nis sërish hetim për Luciano Moggi-n! Rrezikojnë Juventus dhe Napoli

Ish-drejtuesi i Juventusit Luciano Moggi

Federata Italiane e Futbollit ka nisur një hetim që edhe njëherë ka të bëjë me Luciano Moggi-n.

Ky i fundit, i përjahstuar përjetë nga futbolli për rastin e Calciopolit në 2006, është para në fushë dhe pankiën e Juventusit gjatë ndeshjes për të rinjtë kundër Napolit. Episodi në fjalë është zhvilluar më 14 janar dhe pasi pamjet u bënë virale prokuori i federatës ka nisur një hetim për rastin.

Përveç Juventusit, në hetim do përfshihet edhe Napoli pasi ka qenë klubi organizator në këtë rast.

Kujtojmë se Luciano Moggi është një emër shumë i njohur edhe në Shqipëri, pasi në një farë periudhe, pas përjashtimit në Itali, ishte drejtor sportiv i Partizanit në Shqipëri.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë