U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka

U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka

Ish-gjyqtari i Apelit të Vlorës, Nazmi Troka

TIRANË - Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin Nazmi Troka, i cili u shkarkua nga detyra më 4 nëntor 2021. Kundrejt këtij vendimi të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Troka bër një ankim në KPA e cila dje pas shqyrtimit doli me një vendim për të lënë në fuqi KPK-në.

'Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 85/2021, datë 30.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Nazmi Troka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 472, datë 04.11.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 472, datë 04.11.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Nazmi Troka.

– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, më datë 25.11.2024.', njofton KPA.

Gjyqtari i Apelit Vlorë, Nazmi Troka u shkarkua nga detyra më 4 nëntor pasi dështoi të provonte burimet e ligjshme të pasurisë që zotëron, si dhe u gjet se ushtronte aktivitetin e fermerit në papajtueshmëri me detyrën e gjyqtarit.

Në vendimin e arsyetuar të Komisionit thuhet se gjyqtari Troka nuk arriti të provonte të ardhurat e deklaruara si të përfituara nga bujqësia, për vlerën e të cilave u konstatua mospërputhje, si dhe për mundësinë financiare të kunatit për dhënien e një huaje 25 mijë euro.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika! Ja çfarë e shkaktoi aksidentin

Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika! Ja çfarë e shkaktoi aksidentin