KPK e shkarkoi, KPA ndryshon vendimin në favor të prokurorit Julian Xhengo: Pezullohet me një vit dhe të ndjekë Shkollën e Magjistraturës

KPK e shkarkoi, KPA ndryshon vendimin në favor të prokurorit Julian Xhengo: Pezullohet me një vit dhe të ndjekë Shkollën e Magjistraturës

Julian Xhengo

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka ndryshuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që në shtator të 2022 ka shkarkuar nga detyra Prokurorin e Tiranës Julian Xhengo.

KPA vendosi pezullimin nga detyra të Xhengo për një periudhë njëvjeçare dhe më pas të ndjekë programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

Xhengos nga KPK iu vu në dukje një bilanc negativ i prindërve në investimet e kryera në një shtëpi private në Tiranë si dhe me mospërputhjet në transaksionet për blerjen e një makine, të blerë nga ai dy herë më lirë nga sa e kishte blerë pala shitëse. Po ashtu atij iu kërkuan shpjegime për disa çështje hetimore dhe për figurën.

Gjatë procesit të vetingut Xhengo kundërshtoi në seancë gjetjet e Komisionit për pasurinë; një raport negativ të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar DSIK si dhe konstatimet për shtyrje të hetimeve dhe marrje të vendimeve jashtë afateve, pa kryer veprime hetimore.

Njoftim vendimi 

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 50/2022, datë 05.12.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Julian Xhengo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 560, datë 14.09.2022. 

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin Ë, pika 1, të Aneksit të Kushtetutës, nenin 44, shkronja "b" dhe në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

1. Ndryshimin e vendimit nr. 560, datë 14.09.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Julian Xhengo. 

2. Pezullimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Julian Xhengo për një periudhë njëvjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

3. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 02.11.2023.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Amnistia e gjobave, Berisha ‘harron’ borxhet e së shkuarës! Propozimi i PD: Të falen faturat e prapambetura të dritave dhe ujit

Amnistia e gjobave, Berisha ‘harron’ borxhet e së shkuarës! Propozimi i PD: Të falen faturat e prapambetura të dritave dhe ujit