U shkarkuan nga vettingu, SPAK nis hetimet për gjyqtarët e 'Kushtetueses' dhe të Gjykatës së Lartë
SPAK nis hetimet për pasurinë e ish kreut të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe 10 gjyqtarë të shkarkuar nga vetting. Burime pranë SPAK bëjnë me dije se javën e shkuar janë sekuestruar si prova për hetimin vendimet e vettingut që kanë shkarkuar këta gjyqtarë për mos justifikim pasurie.
Arsen Rusta 23 Qershor 2020, 10:16 | Përditesimi: 23 Qershor 2020, 15:00
Gjyqtarët kushtetues dhe ata të lartë të shkarkuar nga vettingu janë vënë në hetim nga SPAK për pasurinë e krijuar ndër vite.
ReportTv mëson nga burime pranë SPAK se pak ditë më parë për llogari të hetimit nisur prej tyre janë sekuestruar dosjet e vettingut për 12 gjyqtar të shkarkuar.
Në listën e personave tashmë të vënë në hetim për mënyrën si kanë siguruar pasurinë ndër vite janë ish kryegjykatësi Kushtetuese Bashkim Dedja dhe ish-Kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori.
Të njëjta burime thanë për ReportTv se javën e ardhshme këta ish zyrtarë të sistemit të drejtësisë do të pyetën nga SPAK si persona ndaj të cilëve po kryhen hetime, ndërsa në listë janë edhe Shkëlzen Selimi, Admir Thanza, Tom Ndreca, Artan Broci, Artan Zeneli, Edmond Islamaj, ish gjyqtarë të lartë.
Ndërsa ish gjyqtarët kushtetues ndaj pasurisë së të cilëve SPAK po kryen hetime janë Gani Dizdari, Fatos Lulo, Fatmir Hoxha, Altina Xhoxhaj.
Një pjesë e ish gjyqtarëve të cilët janë shkarkuar nga shkalla e parë e vetting kanë ankimuar pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ndërsa i janë drejtuar me padi edhe Strasburgut me argumentin se vettingu ka shkelur të drejtat e njeriut.
Gjyqtarët e shkarkuar
1. Shkëlzen Selimi, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkua
2. Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar
3. Tom Ndreca, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar
4. Gani Dizdari, gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese, i shkarkuar
5. Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
6. Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
7. Altina Xhoxhaj anëtare e Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
8. Artan Broci, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, shkarkuar
9. Artan Zeneli, anëtar i Gjykatës së Lartë
10. Xhezair Zaganjori, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, shkarkuar
11. Edmond Islamaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë, shkarkuar
12. Bashkim Dedja, Kyretari i Gjykatës Kushtetuese, shkarkuar
Po gjyqtari me kurs tremujor plepash Osman Aliu qe lironte kriminelet ne sallen e gjyqit kundrejt shumave te medha ne Durres a do gjykohet. Se ky hajdut i ka mare shtetit dhe 50 rroga ne rruge te paligheshme.
Përgjigju
redi: 23/06/2020 12:20
SPAKU ne kete rast eshte ne proven me te veshtire para shqiptareve .Ne viting nuk pame nje rast per mos zvatim ligji per vendimet qe kane marre gjykatesit dhe prokuroret .Ata per pasurine kane treguar vetem majen e ajzbergut
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Të drejtë
24.5%
Të gabuar
68%
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3141
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Po gjyqtari me kurs tremujor plepash Osman Aliu qe lironte kriminelet ne sallen e gjyqit kundrejt shumave te medha ne Durres a do gjykohet. Se ky hajdut i ka mare shtetit dhe 50 rroga ne rruge te paligheshme.
PërgjigjuSPAKU ne kete rast eshte ne proven me te veshtire para shqiptareve .Ne viting nuk pame nje rast per mos zvatim ligji per vendimet qe kane marre gjykatesit dhe prokuroret .Ata per pasurine kane treguar vetem majen e ajzbergut
Përgjigju