Francë/ U shkatërrua nga flakët rreth 5 vite më parë, rihapet 'Notre-Dame'! Ja kur do të pres vizitorë katedralja historike e restauruar

Francë/ U shkatërrua nga flakët rreth 5 vite më parë, rihapet 'Notre-Dame'! Ja kur do të pres vizitorë katedralja historike e restauruar

Katedralja 'Notre-Dame'

Katedralja “Notre-Dame” do të hapë dyert e saj më datë 7 dhe 8 dhjetor, që të presë vizitorë jo vetëm nga Franca, por nga e gjithë bota. “Notre-Dame” e re hapet pas rreth 5 viteve, kur në vitin 2019 u përfshi nga flakë massive, të dyshuara në mënyrë aksidentale.

Ceremonia e rihapjes më 7 dhe 8 dhjetor do të jetë kryesisht vetëm me ftesë, por ato do të transmetohen në televizion dhe njerëzit do të mund të mblidhen përpara katedrales.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha në atë kohë se brenda 5 viteve të bëhej restaurimi i xhevahirit francez, një premtim që asokohe u duk i përshpejtuar e i paarritshëm, kjo për shkak të dëmeve të mëdha që pasuan në katedrale.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 15 prillit 2019, kur “Notre-Dame” u pushtua nga flakët, teksa rreth 600 zjarrfikës luftuan për shuarjen e flakëve për 15 orë. Shtete nga e gjithë bota, ndër to edhe Shqipëria, dhuruan donacione për rinovimin e katedrales së famshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë