Ajsbergu sa 5-fishi i Londrës shkëputet nga Antarktida e fillon të lëvizë: Do ndryshojë klimën (FOTO)

Ajsbergu sa 5-fishi i Londrës shkëputet nga Antarktida e fillon të lëvizë: Do ndryshojë klimën (FOTO)

Ajsbergu i shkëputur nga Antarktida noton në det

Një akullnajë trilion-tonësh, që është për nga sipërfaqja pesë herë më i madh se Londra, është shkëputur nga Antarktida dhe ka filluar të lëvizë në det, pas rritjes së ndjeshme të temperaturave në Antarktik. Masivi i akullit, i njohur si 'A-68', u nda nga akulli 'Larsen C' në Antarktidë vitin e kaluar.

Termometri shënoi temperatura deri në 20 gradë celsius, vlera këto tepër të larta në krahasim me temperaturën e zakonshme të të njëjtës periudhë. Shkencëtarët më parë besonin se ajsbergu do zinte vend në shtratin e detit, por të dhënat e deritanishme tregojnë se ai ka filluar të rrotullohet.

Me një trashësi prej 1 100 metra, kishte shqetësime se madhësia do ndikonte në nivelin e detit. Profesori i oqeanografisë, parashikoi se ajsbergu do të vazhdojë të lëvizë. “Mendimi im është se A-68 do të vazhdojë të rrotullohet". Shkencëtarët druhen se akulli me një sipërfaqe gjigante, paraqet rreziqe dhe mund të ndikojë në ekuilibrat e klimës së planetit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)