Familja e çoi në polici për dhunë, 52-vjeçari i dehur vetëvaret në komisariat në Durrës, në hetim 2 efektivë

Familja e çoi në polici për dhunë, 52-vjeçari i dehur vetëvaret në komisariat në Durrës, në hetim 2 efektivë

Një 52-vjeçar është vetëvarur mbrëmjen e djeshme në drejtorinë vendore të policisë së Durrësit, ndërsa Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimet për dy punonjës policie.

Viktima është 52-vjeçari Tonin Tuci. Sipas policisë mbrëmjen e djeshme ai ishte shoqëruar nga policia, pasi familja e kishte denoncuar për dhunë. Tuci ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike.

SHÇBA thekson se nga hetimet paraprake ka rezultuar se në momentin kur familjarët e tij po shpjegonin në polici rrethanat e ngjarjes për dhunën në familje, 52-vjeçari i ka dhënë fund jetës me lidhësen e tutave sportive në qelinë e izolimit në komisariatin e drejtorisë së policisë vendore të Durrësit..

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimin për dy punonjësit që ngarkohen me përgjegjësi për menaxhimin e situatës në momentin që e futën në dhomat e shoqërimit 52-vjeçarin.

Në hetim për shpërdorim detyre janë vendosur;
- A.Ç. në funksionin e ndihmës specialistit në Zyrën e Informacionit në DVP Durrës;
- G.B. me detyrë Specialist i Policimit në Zonë,

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit vijon hetimin disiplinor për të nxjerrë përgjegjësitë në zbatimin e procedurave standarde.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicifoli: 02/08/2020 17:00

    Ket vend vec Natd Noka e ben

    Përgjigju
  • Anonim: 02/08/2020 16:28

    Kur vriten grate cdo dite nga burrat eshte normale per ju,ama kur vdes nje pijanec hidheni perpjete,se pjesa me e madhe ate mentalitet ka aty.

    Përgjigju
  • A. N.: 02/08/2020 15:20

    Neper bote nqs te fusin ne qeli te heqin rripin e pantallonave si dhe qelite jane te siguruara ne menyre qe te mos kesh mundesi per tu vetevarur. Moszbatimi i rregullave sjell keto fatkeqesi

    Përgjigju
  • Durrsaku: 02/08/2020 13:15

    POLICIJA E DURRESIT KA NJE MORI PROBLEMESH KA DENANCIME PER VJEDHJE DHE POLICIJA ME GJITHE DREJTORIN FLENE KA DHUNIM PRONE POLICIJA PRAPE FLE DHE KY RASTI TJETER QE NUK KA NJERI NE BOTE TA HAJE PERSONI U VET VARE NE KOMISARJATIN E POLICISE BULLSHIT GENJESHTER TE VERTETEN E DIN VETEM DREJTORI I POLICISE OSE TE NDERHYJE SPAK

    Përgjigju
  • Faiku: 02/08/2020 11:19

    Ku vend ka mar fund

    Përgjigju
  • Tasimi: 02/08/2020 10:32

    Me siguri policet kan perdorur dhune te dalin para drejtesis nese ka shtet

    Përgjigju
  • Policia qe duam: 02/08/2020 10:30

    Ja ku dalin ne skene policat e vjeter, Qe i vrisnin dhe i varnin, si ne hetuesi ne viteve deri ne 90 ! I vrasin, Me pas letrat ja benin si vetvrasje!!! Keshtu ndodh dhe neper burgje.. I vrasin me dhune psikologjike e presion dhe po si vrane me dore. Mire e bejne per disa, por ta benin per kriminelat e hajdutat e pa ndreqshem.. Jo per kto te shkretet.

    Përgjigju
    • X Arlindin: 02/08/2020 12:02

      Ca ke te dogji b...?Po ti do jesh nga ata 5 lekshit qe shet dhe baben e vet.Polica vk, qe hani buk me gangot e bini me qafe fukarebjve

    • Arlind Hoxha: 02/08/2020 11:17

      Paske qen kokre bythqirit . Me siguri do te kene qire e bythe ne policie qe i di kaq mire keto gjera

  • Bici: 02/08/2020 10:29

    Polici a qe duam

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë