U shpall në kërkim, drejtori i AKU-së në Shkodër paraqitet vet në polici: Inkurajoj çdo hetim, të zbatohet ligji

Në një deklaratë për mediat kreu i AKU-së në Shkodër, Gjekë Sokoli, tha se inkurajon çdo hetim, ndërsa ka kërkuar zbatimin e ligjit. Ai tha se në polici është paraqitur vetë dhe se nuk i shmanget asnjëherë ligjit dhe organeve ligjzbatuese.

‘Jam informuar se jam në kërkim nga policia. Aktualisht ndodhem në krye të detyrës. Jam paraqitur në polici që mëngjesin e kësaj të martë ku kam dhënë të gjitha sqarimet e nevojshme. Nuk kam shkelur asnjëherë ligjin. U bëj më dije se kemi zhvilluar një monitorim në kuadër të Gripit të Shpendëve dhe rezultoi se nuk ka NIPT aktiv. Inkurajoj strukturat të kryejnë veprimet e nevojshme proceduriale.’- u shpreh Sokoli.


Lajmi kryesor:

Shkodër, prodhonte vezë në pularinë e paregjistruar, në pranga 55-vjeçari! Drejtori i AKU-së pasi u shpall në kërkim paraqitet në polici: Inkurajoj çdo hetim


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit