Një 35-vjeçari i shpallur në kërkim për dhunë në familje është vënë në pranga nga policia e Elbasanit ditën e sotme.

35-vjeçari kishte ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, duke thyer kështu urdhërin e mbrojtjes që ishte lëshuar ndaj saj.

Për pasojë uniformat blu kanë vënë në pranga 35-vjeçarin me iniciale E. G banues në Elbasan, i ciliështë kapur në lagjen "Dyli Haxhire" në  Elbasan.

Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.