U shpall 'non grata' nga SHBA, Berisha: Me dosjen time të konspiracionit është marrë Donald Lu

U shpall 'non grata' nga SHBA, Berisha: Me dosjen time të konspiracionit është marrë Donald Lu

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ambasadori i SHBA Donald Lu

Ish-kryeministri Sali Berisha tha mbrëmje e sotme se ka qenë ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, që është marrë me dosjen e tij për t'u shpallur 'non grata'.

I ftuar në emisionin "PolitikOn", Berisha u shpreh se shpallja e tij "non grata" është një "histori" që ka nisur që në vitin 2019, ndërsa përmend edhe momentin kur Rama e ka pyetur në Kuvend nëse e kalonte dot oqeanin, duke shtuar se kryeministri dinte diçka në lidhje më këtë çështje.

Ndërsa i konsideron "teori konspiracioni" akuzat e ngritura ndaj tij, Berisha thotë se u fut në "listën e zezë" për konspiracion ndaj politikës së jashtme të SHBA-ve.

 “Kjo non grata është një histori e vitit 2019 dhe ma ka përmendur Edi Rama në këtë vit, duke më thënë se a e kaloj dot Atlantikun, d.m.th ai e dinte një gjë të tillë. Mua më thonë se jam futur në listë të zezë, për konspiracion ndaj politikës së jashtme të SHBA-ve.  Kam marrë vendime pro-SHBA, por nuk jam “Yes man”, jam vetja ime. Unë kurrë nuk e kam thënë kurrë një fjalë pas shpine për çështjen e ndarjes së Kosovës, sikurse ka bërë Blinken. Atëherë ku është konspiracioni këtu? Thonë se është marrë intensivisht me dosjen time të konspiracionit Donald Lu. Unë kam vepruar me ndërgjegjen time kombëtare, sepse ishte e turpshme të vizatoheshin kufij etnikë dhe të punoje për Serbinë e Madhe se kështu donte Rama dhe Thaçi", tha ai.

Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli “non grata” ish-kryeministrit dhe ish-presidentit, Sali Berishën dhe familjarët e tij, me argumentin se në funksionin si kryeministër i Shqipërisë, ai është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille