Një ditë më parë, mjeket dhe stafi i Njësisë së Helikoptereve te Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në një mision shpëtimi në fshatin Qarrishtë të Librazhdit ja dolën të shpëtonin Deanin, vetëm 18 muajsh, i cili prej 3 ditësh kishte temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje. Në pamundësi për t'u transportuar me autoambulancë për shkak të dëborës, ekipi i mjekëve dhe Njësia e Helikopterëve arriten të shpëtonin Deonin në fshatin e thellë të Librazhdit, duke e derguar në Pediatrinë e QSUT-së.
Ministrja Manastirliu falenderoi ekipet e mjekëve dhe infermiereve në të gjithë vendin, posaçërisht ekipet e urgjencave mjekësore, të cilët kryen disa misione shpëtimi në kushte të motit ekstrem.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ndal dhe në Urgjencën e QSUT-se ku deklaroi se brenda javës që vjen do të zhvillohet konkursi për mjekë urgjentistë, që do ti bashkohen ekipit aktual të mjekëve në urgjencën qendrore. Sipas Manastirliut, edhe programet e patronazhit dhe bonusit po ndikojnë drejtpërdrejt në uljen e fluksit në QSUT dhe po mundësojnë ofrimin e shërbimit të specializuar afër vendbanimeve të qytetarëve.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO










