Gjatë protestës që u zhvillua ditën e sotme për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha një ditë më parë, nxori në skenë edhe Sibora Rashën, e cila u hoq në mikrofonin e të gjitha mediave që po ndiqnin live protestën se ishte motra e viktimës. Me dhimbje dhe lot në sy ajo kërkoi që të vihej drejtësi. Por një qytetar ka shkruar në një adresë të Shqiptarja.com ku thotë se në fakt vajza që ka folur për mediat, mes tyre edhe në mikrofonin e Report Tv, në fakt është një shtetase me iniciale B.H. nga Konispoli. Ndërkohë që familja e viktimës është nga Dibra.

Pas këtij denoncimi nga verifikimet e Shqiptarja.com në gjendjen civile rezulton që viktima nuk kishte motër, por vetëm dy vëllezër, më të mëdhenj. Ndërsa vajza është e moshës 20 vjeçare.

Nuk dihet se pse ka ndodhur kjo gjë nga vajza në fjalë dhe pse ajo është hequr si motra e viktimës Klodjan Rasha, por kjo cilësohet si një krim i dytë për familjen e të ndjerit.

1607534441_motraaa.jpg

Vajza në protestë që u shtir si motra e viktimës

1607536087_WhatsAppImage20201209at18.45.34.jpeg

Momenti kur vajzes qe mashtroi si motra e viktimes i bie te fiket gjate protestes