PD riorganizim në strukturat vendore, Basha pritet të zbresë në terren, krerët e degëve: Eja bashkë me ekipin drejtues! Është domosdoshmëri

PD riorganizim në strukturat vendore, Basha pritet të zbresë në terren, krerët e degëve: Eja bashkë me ekipin drejtues! Është domosdoshmëri

Kreu i PD-së, Lulzim Basha

 TIRANË- Protesta e dhunshme e 8 janarit, e shoqëruar me shkatërrimin e selisë blu, ka vënë në lëvizje kryedemorkatin Lulzim Basha. Partia Demokratike pritet që të nisë një riorganizim të strukturave vendore e ndërsa kryetarët e degëve e kanë gjykuar si një domosdoshmëri zbritjen e Bashës në terren. Në mbledhjen e zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure e cila zgjati për gati 4 orë, krerët e degëve i kanë kërkuar kryedemokratit që të zbresë në terren, por kësaj here jo i vetëm, por i shoqëruar nga ekipi i tij për të takuar demokratët, ku tashmë hendeku mes mbështetësve të tij dhe të Berishës sa vjen edhe thellohet.

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka arritur të mësojë me burime nga mbledhja se kanë qenë kryetarët e degëve të Partisë Demokratike, Lefter Geshtenja -Dega 7, Agron Kapllanaj - Dega Fier dhe Xhevdet Amulli, Dega Shkodër ato që artikuluan kërkesën për "lufta" të mos zhvillohet nga zyra, por në terren, kërkesë kjo e cila është pranuar nga Basha. Kryedemokrati ka shprehur gatishmërinë se do të zbresë vetë në terren bashkë me ekipin e tij drejtues dhe do të shohë nga afër gjendjen.

Kjo mbledhje ishte si vijimësi e takimit që ishte planifikuar të mbahej në 8 janar, por u shty për sot për shkak të dhunës që degradoi në protestën e Sali Berishës. Ajo u mbajt pas vendimit të Kuvendit Kombëtar të datës 18 Dhjetor, ku u miratua Programi Organizativ i PD. Sipas këtij programi rezulton se brenda datës 15 Shkurt 2022 do duhet të përfundojnë zgjedhjet në nivel seksioni dhe grupseksioni, ndërsa brenda datës 15 Mars 2022 do duhet të përfundojnë zgjedhjet në organet drejtuese të degës ku është krijuar vakancë dhe konstituimi i Kryesisë së Degëve pas procesit të organizimit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:55
Mbyllet pas 4 orësh mbledhja e Bashës me Kolegjin e Kryetarëve

1641634424_1641505248Bashae1550497486478.jpg

Pas 4 orësh diskutime dhe vendime të rëndësishme për vazhdimësinë e saj politike, mbyllet mbledhja e Lulzim Bashës me Kolegjin e kryetarëve të PD-së.

Ora 18:53
Disa kryetarë degësh i kërkojnë Bashës të dalë në terren: Dil tako demokratët, është domosdoshmëri

Burime për Report Tv nga mbledhja e Kolegjit të PD, bëjnë me dije se kryetarët e degëve të Partisë Demokratike Lefter Geshtenja -Dega 7, Tirane, Agron Kapllanaj - Dega Fier dhe Xhevdet Amulli, Dega Shkoder i kanë kërkuar Lulzim Bashës që të dalë në terren dhe të takojë demokratët. Sipas burimeve nga mbledhja, kryetarët e degëve kanë kërkuar që të gjithë të dalin në terren për të komunikuar me strukturat, përfshirë dhe kryetarin, e sipas tyre nuk duhet të rrihet më nëpër zyra. Këtë kërkesë disa prej kryetarëve të degëve e kanë bërë me kryetarin, nënkryetarin, sekretarin, kryesinë, deputetët. Kryetarët e degëve thonë se është e domosdoshme për situatën në të cilën ndodhet PD, të dilet në terren.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit

Tiranë/ Vrasja e 14 vjeçarit, shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit