ELBASAN- Sulejman Shahini, pronari i një firme ndërtimi në Elbasan është vënë në prangat e policisë, pasi në emër të firmës së ndërtimit që kishte prej vitesh, u premtonte pronarëve të bizneseve apo familjarëve të tyre, ndërtimin pa leje të objekteve ose shtesave kundrejt një pagese nga 3000 deri në 5000 euro.
Sipas burimeve 44-vjeçari Shahini kishte lidhje të forta edhe me zyrtarë të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV) në Bashkinë e Elbasanit të cilët gjithashtu janë nën hetim për shpërdorim detyre.

Dyshohet se ata shërbenin si sekserë, pasi përmes tyre, Shahini u premtonte qytetarëve ndërtimin e banesave apo bizneseve pa leje. Arrestimi i biznesmenit është kryer mbrëmjen e sotme, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale 'ndërtim i paligjshëm', 'dhënie ndihmë për ndërtim të pa ligjshëm', fshehje e të ardhurave.
Komente










