Florian Dauti, drejtor i ujësjellësit në Bashkinë Përmet, ka reaguar për 'Report Tv' pasi u shoqërua në Polici, i akuzuar se ka kundërshtuar efektivët duke parkuar automjetin e tij në mënyrë të parregullt.
Dauti e konsideron shoqërimin e tij në komisariat si të padrejtë, teksa shprehet se ka kallëzuar penalisht efektivin e policisë. Ai thekson se ka qenë me familjen dhe se në asnjë moment nuk ka përdorur postin e tij.
"Kam bërë sot kallëzim penal ndaj punonjësit të policisë që më shoqëroi pa të drejtë në komisariat. Unë kam qenë me familjen dhe nuk kam përdorur në asnjë moment postin tim. Pres që drejtësia të zbardhi të vërtetën, unë nuk jam 'cub'", ka thënë ai.
Policia njoftoi një ditë më parë se Dauti është vënë nën hetim, pasi kishte kundërshtuar policët që i kishin kërkuar të mos parkonte në vend të ndaluar në qendër të Përmetit. Sipas policisë, ai i kundërshtoi duke u përplasur me fjalë dhe më pas parkoi mjetin e tij në mënyrë të parregullt.
o idjot aq me keq qe paska qen nen shoqerine e familjes dhe un i admiroj ato police qr jane treguar te sjellshem
PërgjigjuKur permend postin nje prerje e tille.
Përgjigju