U sulmua me thikë 8 ditë më parë, humb jetën 33-vjeçari shqiptar në Angli

U sulmua me thikë 8 ditë më parë, humb jetën 33-vjeçari shqiptar në Angli

Jetmir Pemaj dhe vendi i ngjarjes

ANGLI- Një 33-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në një spital në Angli, pasi ishte sulmuar me thikë 8 ditë më parë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Jetmir Pemaj nuk u mbijetoi dot plagëve të marra në një sulm me thikë që ndodhi më 27 korrik në Harrow Street, Whitmore Reans, Wolverhampton.

Gjatë sulmit me thikë mbeti i plagosur edhe një 20-vjeçar. Familja e shqiptarit tha Jetmiri është një djalë i dashur dhe se do u mungojë.

"Jetmiri ishte një djalë, vëlla dhe partner i dashur. Ai ishte shumë i dashur dhe do t'i mungojë shumë e gjithë familja dhe miqtë e tij”, tha familja në deklaratë.

Ndërkohë, autori i ngjarjes është në burg. Lucious Winchester, 24 vjeç, nga Quinton, Birmingham, akuzohet për vrasje dhe tentativë vrasjeje dhe do të paraqitet në Gjykatën e Kurorës së Birminghamit të enjten.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drini: 03/08/2023 14:26

    Kur do Allahu, ta fut sa krahu.

    Përgjigju
  • !!!!!: 03/08/2023 13:22

    Allahu te meshirofte !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Luis Enrique s'dorëzohet: PSG shkon në finale, në Paris do kemi 50 mijë tifozë me vete

Luis Enrique s'dorëzohet: PSG shkon në finale, në Paris do kemi 50 mijë tifozë me vete