TIRANE - Një njollë turpi për të mos u harruar kurrë, është komenti që kryeministri Edi Rama jep mbi sulmin që ju bë nga pronari i një lokali në Porto Palermo të Himarës sulmoi një grup turistësh spanjollë, ngjarje e ndodhur një ditë më parë. Kreu i qeverisë ka shpërndarë në Facebook video nga takimi që ministri i Turizmit, Blendi Klosi, u bëri turistëve, në vendin ku ata po pushojnë, duke thënë se kjo që ndodhi është "barbari" dhe shkelje e kodit të mikpritjes shqiptare.
Kryeministri thotë se qeveria u ka kërkuar ndjesë pesë spanjollëve që në momentin e parë që ngjarja ndodhi, dhe nga sa ai shkruan, kjo ngjarje e rëndë nuk ka shuar dëshirën e turistëve për të vizituar sërish Shqipërinë. Në përfundim, Rama ka edhe një 'urim' për personin tashmë të arrestuar nga policia, i cili dhunoi turistët vetëm se ata u larguan për për shkak të pakënaqësisë ndaj shërbimit.
"Barbari që goditi miqtë spanjolli, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar te gjithëve. Mikpritja është fuqia më e pakonkurrueshme e turizmit shqiptar, e cila mbreson të gjithë të huajve që na vizitojnë dhe përtej defekteve, mungesave e sjelljeve jo gjithnjë të dëshiruara në shërbimet tona turistike, që me kohën e me eksperiencën do të fashiten, agresioni i mbrëmshëm është një njollë turpi për të mos u harruar kurrë. Miqve spanjollë i kemi kërkuar qysh në momentin e parë, ndjesat tona dhe ata do të rikthehen përsëri. Ndërsa barbari uroj të mos i shpëtojë dot duarve të drejtësisë", shkruan Rama.
Pronari i lokalit është Mihal Kokëdhima, i arrestuar. Ai është kushëri i ish-deputeti Koço Kokëdhima, tashmë kryetar i Partisë Zgjidhja, me origjinë nga Vunoi.
Si ndodhi ngjarja
Turistët u larguan nga lokali për shkak të vonesës së porosisë, por furgoni i tyre u ndoq nga pronari Mihal Kokëdhima, i cili më pas i ka goditur me grushte si dhe ka nxjerrë armë të ftohta në tentativë për t'i goditur.
Kokëdhima ka thyer xhamin e furgonit, por mjeti arriti që të largohej deri në "Volloder" ku është pikasur nga një furgon i FNSH-së, i cili ka ndërhyrë menjëherë.
Furgoni ishte me targa shqiptare dhe spanjollët e kishin marrë me qira. Kokëdhima mori mjekim në spital për shkak se mbeti i lënduar në momentin që ka thyer xhamin e furgonit, duke i rënë edhe me grushte. Po ashtu, edhe turistët spanjollë. morën disa lëndime të lehta në trup.
-
O Edi interesou njeher ca i bene ata te fortet e tragetit ST Damian ne Vlore nje djali nga fshatrat e fierit vetem se kerkoi dhomen e hotelit qe kishte paguar.Ka aq shume gjera qe nuk shkojne aty sa nuk ke ca te besh me para
Përgjigju -
Zoti Rama nuk turperohesh fare nga turistet Spanjollë sepse jane klientet me te perbuzur ne Europ , diskutojne per çdo gje dhe gjithmon te pa kenaqur. Me shume te turperon Luli me kompani
Përgjigju -
Spanjollët jan kilientet me te perbuzur ne Europ, askush si do , diskutojne çmimet, duan nje racion per 2-3 persona bertasin me shume se ne Shqiptaret dhe bejne vendin pis me dashje , ketu i quajne arabe
Përgjigju -
Perpara se te gjykoni interesohuni te dini pak me shume per turistët !! Turistët Spanjoll ne te gjith europen jan te pa deshiruar ; jane klientet me te papare , duan nje pizza per 2 persona, nje tas midhje per 2-3 persona, diskutojne çmimet, flasin me ze te larte e bejne shume pis vendin ! Mund ti krahasosh me ate fjalen e urte Kosovare ,, sujet a nain fare ,, ( te pa turpe) ne Europe klasifikohen ne renditje nga fundi .
Përgjigju -
Kok-a***e ke ne "fushaten e mitingjeve te Shtatorit" ne mbeshtetje te integrimit te Shqiperise ne BE, nen e udheheqjen e Bash-MonaLizes
Përgjigju -
Fshatarëve osmanë Alinj që u bënë Kóqo u duhet treguar vendi. Zëmëratë e qëllimshme për të sabotuar turizmin shqiptar! Të gjithë fshatarëve u duhet treguar vendi!
Përgjigju










Komente
Komento