U takuan për t'u sqaruar, shqiptari qëllon me thikë pronarin e një lokali në Itali

U takuan për t'u sqaruar, shqiptari qëllon me thikë pronarin e një lokali në Itali

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Corso Giulio Cesare të Italisë. Sipas mediave italiane shqipatri u konfliktua me pronarin e një bari në këtë zonë dhe më pas sherri me tyre përfundoi me përdorimin e armëve të ftohta.

32-vjeçari në nerva e sipër ka qëlluar pronarin e barit një herë në kraharor dhe një herë në shpatull. Pronari i barit u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa shqiptari u shpall në kërkim nga autoritetet italiane, por u arrestua pak orë më vonë.

Debati  mes të plagosurit dhe shqiptarit ka nisur që më 4 Prill, pasi raportohet se  shqiptari është konfliktuar me shokun e pronarit të barit dhe më pas ka nisur sherri ku nuk kanë munguar dhe dëmet në lokal. Ndërsa sot pronari i barit është takuar për tu sqaruar, por konflikti përfundoi keq.

Gjatë një kontrolli të ushtuar në banesën ku shqiptari jetonte me vëllain e tij, policia gjeti më shumë se 13 objekte të çmuara të cilat rezultuan se ishin të vjedhura. Gjithashtu në banesë u gjetën dhe 2800 Euro, ku dyshohet se janë përfituar nga vjedhjet që janë kryer nga shqiptari, raportojnë mediat italiane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bregu: 21/04/2019 18:13

    Garipat ti japin sapunin

    Përgjigju
  • Emigranti: 20/04/2019 21:45

    Vafsh në P satëme Idiot, tani ha burg 10 vjet a më shumë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore