Emanuel Santos, 40-vjeç është skulptori që ka realizuar statujën e Cristiano Ronaldos, në hyrje të aeroportit ku mban dhe emrin e lojtarit. Ai ka folur për herë të parë publikisht pas “talljes” nga interneti që është bërë me statujën e madrilenit.
 
Unë isha me vëllain në muzeun Cristiano në Madeira dhe nga mesazhet që futbollisti më dërgoi them se ishte i kënaqur. Ronaldo më kërkoi të modifikoja vetëm disa rrudha në fytyrë të cilat i shfaqen kur qesh. Me tha po ashtu se dukej më i vjetër seç është në të vërtetë, ndërsa më dha dritën jeshile para se ta shihnin versionin final,” tha skulptori.
 
Skulptura prej bronzi ndodhet në hyrje të aeroportit në Maderia, Portugali, që nga dita e djeshme ka marrë emrin e Ronaldos.
 
Vendlindja e madrilenit ka vendosur ta nderojë lojtarin për të gjitha arritjet që ka bërë, duke i vendosur emrin e aeroportit.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com