U tall me Erdogan, Merkel pranon
hetimin e komedianit gjerman

U tall me Erdogan, Merkel pranon<br />hetimin e komedianit gjerman
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka pranuar kërkesën e presidentit turk Erdogan, i cili kërkoi hapjen e një procesi gjyqsor ndaj komikut gjerman Boehmermann.
Ky i fundit është autor i një poezie satirike kushtuar Erdogan.

Kjo pjesë, shpesh është cilësuar si betejë diplomatike mes Turqisë dhe Gjermanisë.

Të premten, kancelarja gjermane deklaroi se do të lejojë hetimin e komedianit që ‘talli’ presidentin turk.

“Gjykatat do e kenë fjalën e fundit,” tha Merkel.

Në nenin 103 të kodit penal gjerman, thuhet se kushdo që fyen një kryetar të një shteti të huaj, dënohet me gjobë deri në tre vjet burg. Nëse në lojë është shpifja, dënimi shkon deri në pesë vite burg. Por Merkel paralajmëroi dekriminalizimin e fyerjes ndaj liderëve të huaj.

Boehmermann është paditur për shpifje nga presidenti turk për disa nga vargjet satirike të cilat i recitoi gjatë një transmetimi të 31 marsit.

Në pjesën më të madhe të videos ai sulmonte Erdogan lidhur me lirin e e shprehjes. Ky nuk rasti i parë që komediani kapet me persona publikë. Pak kohe më parë, gjatë krizës greke, pjesë e satirës u bë dhe ministri grek i financave Varoufakis.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur