U tërhoq nga politika, Gazmend Oketa në Report Tv: Do jem përkrah zërit qytetar

Ish-deputeti, Gazmend Oketa, i ftuar në studion e Report Tv, rrëfeu arsyet që e çuan atë të tërhiqet nga politika aktive. Prej vitit 2013, Oketa i mungoi Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa militoi në radhët e Frymës së Re Demokratike, si Sekretar i Përgjithshëm i saj. 

Në zgjedhjet e kaluara, të cilat erdhën pas një situate politike kaotike të shkaktuar nga përplasja e gjatë maxhorancë-opozitë, ndërsa këta të fundit ngritën edhe një Çadër për më shumë se tre muaj përpara Kryeministrisë, deri në arritjen e marrëveshjes së famshme të 17 majit Rama-Basha. Gazmend Oketa ka njoftuar largimin nga politika, ndërsa arsyet sipas tij janë prej amoralitetit që karakterizon sot politikën. Politika sot, thotë Oketa në studion e Report Tv, dominohet nga krimi. Megjithatë, ish-deputeti deklaron se do jetë në çdo moment përkrah qytetarëve. 

Politikën nuk e kam parë për asnjë moment si mjet përfitimi. Kjo lloj politike, po e çon Shqipërinë në një vend që po plaket, pjesa më vitale po kërkon të emigrojë. Shifra që ju i keni raportuar çdo ditë në media. Jam përpjekur të jem opozitar edhe kur kam qenë i angazhuar politikisht, për të shprehur opinionin tim. Jam tërhequr nga politika, por jo nga zëri qytetar. Të gjithë duhet të japim kontributin tonë, sepse nëse presim nga politika, asgjë nuk ka për të ndryshuar. 

Gazmend Oketa, ish-deputet në Kuvendin e Shqipërisë

Oketa analizon edhe situatën brenda kampit opozitar, ndërsa ka një thirrje për qeverinë për të përmbushur detyrimet ndaj vendit dhe qytetarëve, në kushtet kur njerëzit vijojnë të largohen gjithnjë e më shumë në drejtim të vendeve të BE.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kujdes! Nesër reshje intensive në të gjithë vendin! Në Shkodër, e Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve e rrëshqitje dherash

Kujdes! Nesër reshje intensive në të gjithë vendin! Në Shkodër, e Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve e rrëshqitje dherash