U testua terapia plazmatike hiperimune, mjeku italian: Në Mantua nuk ka pasur vdekje prej një muaji, por askush nuk e di

U testua terapia plazmatike hiperimune, mjeku italian: Në Mantua nuk ka pasur vdekje prej një muaji, por askush nuk e di

Ndërsa në Itali ka ende qindra vdekje që ndodhin çdo ditë për shkak të Covid-19, në Mantua, ku kërkime të reja me plazmën hiperimune po zbatohen për disa duzina pacientësh, nuk ka më vdekje nga Covid.

"Nuk kemi pasur asnjë vdekje prej një muaji. Të dhënat janë të shkëlqyera. Terapia funksionon, por askush nuk e di", tha mjeku italian De Donno.

Giuseppe De Donno, drejtori i pneumologjisë dhe terapisë intensive në spitalin Carlo Poma në Mantua , i cili ka aplikuar terapi plazmatike hiperimune te pacientët që vuajnë nga forma të rënda Covid, tregon rezultatin e hulumtimeve që janë nënvlerësuar nga i gjithë sistemi shkencor dhe mediatik.

"Ai thotë se çdo ditë dëgjonim në TV që koronavirusi do mbërrinte edhe në Itali, që do ishte si një grip apo edhe do prekte vetëm të moshuarit. Të vetmit që e kuptonin situatën ishin ne, të cilët kemi punuar në vijën e parë të frontit që nga fillimi i pandemisë dhe nuk kemi patur kohe të dalim në televizion. Ne kemi krijuar këtë terapi por fatkeqësisht hapësira në dispozicion deri më tani në media është e vogël ", tha De Donno.

Me pak fjalë, thjesht në Mantua (dhe Pavia) ata përdorën dhe testuan plazmën hiperimune të marrë nga gjaku i shëruarve për të shëruar ata në gjendje të rëndë në terapi intensive. Faza e provës tani ka përfunduar dhe raporti që do të dalë së shpejti do të jetë befasues.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen