Report TV mëson se deputetët I fshehën flakadanët, në momentin që I janë nënshtruar kontrollit të Gardës në hyrje të parlamentit.
Çdo deputetët që futet në sallë, vendos telefonat dhe pajisjet e tjera në një kuti dhe më pas kalon vet. Në momentin që kontrolli I sigurisë jep sinjal, atëherë deputeti kontrollohet me detektorë nga Garda. Në asnjë prej këtyre kontrolleve deputetët nuk janë zbuluar se kishin flakadanë me vete.
Duke përfituar edhe nga hyrje-daljet e shpeshta në sallën e kuvendit, Flamur Noka dhe Ervin Salijani arritën të futin flakadanët, duke marrë shembull edhe nga Lëvizja Vetëvendosja në Kosovë.
Flakadanët u ndezën në momentin e votimit të kryeprokurores së re, por edhe kur Arta Marku bëri betimin në Parlament.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com