TIRANË-Ndërron jetë gazetari Kastriot Myftaraj. Nga policia është njoftuar se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”.

“Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar policia.

Burime thonë se ai ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë e cila mund të ketë nxitur edhe vetëvrasjen. Kastriot Myftaraj prej vitesh ushtronte profesionin e gazetarit, analistit dhe publicistit, dhe drejtoi një emision me tematikë konspirative“Ju flet Moska”. Emisioni i fundit i gazetarit “Plan për atentat ndaj një pronari mediatik“ ishte më 17 qershor.

1657196166_kastriotmyftaraj.jpg

Trupi i viktimës

Lajmin për një  vetëvrasje të tij e ka konfirmuar e ëma e tij për policinë e cila ka treguar të gjithë skenën që kishte ndodhur. Raportohet se gazetari prej disa javësh nuk shfaqej në emisione.

Myftaraj lindi në Korçë në vitin 1966, teksa ka punuar për një periudhë kohe si ndihmës gjyqtar në Gjykatën e Korçës dhe pas rënies së regjimit komunist në disa të përditshme në Tiranë, duke filluar që nga gazeta “55”, “Rilindja Demokratike”, gazeta “Sot”.

Pas shpërnguljes në Tiranë, ai ka botuar edhe disa libra. Kastriot Myftaraj ka qenë pjesë e disa ekraneve shqiptare Në maj 2017 ai u arrestua nga policia e Tiranës me akuzën ‘Thirrje për vepra të dhunshme në kundërshtim me Kushtetutën’. Ky arrestim nga policia erdhi fill pas publikimit nga Myftaraj të një shkrimi shkrimi kundër Romana Vlahutin, Ambasadorja e BE në Shqipëri ku e konsideronte diplomaten një ‘prostitutë kroate që shqiptarët mund ta vrasin’.