‘U vodhëm në mënyrë të hapur dhe me dhunë', Erion Braçe kujton 28 majin 1996: Barbari i Tiranës është ende në politikë

‘U vodhëm në mënyrë të hapur dhe me dhunë', Erion Braçe kujton 28 majin 1996: Barbari i Tiranës është ende në politikë

Erion Braçe, 1996

Deputeti socialist Erion Braçe ka përkujtuar 28 majin 1996,  ditën në të cilën mazhoranca, e cila në atë kohë ishte në opozitë, protestoi për vjedhjen e votave.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Braçe u shpreh se opozita u vodh në mënyrë të hapur dhe me dhunë.

“Mos e harro kurrë 28 majin.  Barbari i Tiranës është ende në politikë, ende e mendon veten alternativë, ende e mendon të trashëgojë barbarinë.

28 maj dita e gjakut, si sot 28 vite më parë, kështu u masakrua opozita e majtë, pasi u vodh skandalozisht hapur dhe dhunshëm në zgjedhje.  

Kur dëgjoj dhe dje që flasin për postën, për  votën me postë, regjistrimin ose jo të votuesve, votën online më vjen që të qesh me të madhe. Janë të njëjtët që çfarë nuk i kanë bërë votës dhe kundërshtarëve politik”, tha ai.  

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/05/2024 03:15

    Nuk ka asgje per te qeshur z.Brace qe pikerisht keta persona kerkojne votimin e emigranteve.E kerkojne pikerisht keta, sepse kerkohet patjeter nga emigrantet qe jane me shume se sa numri i shtetasve qe keni brenda vendit per te votuar dhe per keta eshte nje gomardare shpetimi ne politike.Te keshilloj t'a lesh gallaten dhe behuni serioze per kete ceshtje dhe jepuni te drejten e votes emigranteve sa nuk eshte vone!

    Përgjigju
  • Avduli: 28/05/2024 14:01

    Me kete foto I shtyve nja 30 vjet ne politike zotrote!

    Përgjigju
  • Shqiptari: 28/05/2024 13:58

    Zoti Erion! Shume mire ben qe e kujton 28 Majin si dite heroike e qendreses se forcave progresiste ndaj diktatorit non grata! Por duhet te mos harroni se aktoret qe ndihmuan Saliun ne 26 Maj dhe rrahen e gjakosen popullin ne 28 Maj i keni graduar dhe emeruar ne krye te Policise se Shtetit!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • eri: 28/05/2024 13:58

    Ju lumshin duart

    Përgjigju
  • Vera: 28/05/2024 13:17

    Ne 1996 qeverisja e PD vodhi zgjedhjet haptazi per te qendruar ne pushtet. Me heret, ne 1992 ajo njesoj erdhi ne pushtet. Ishin SHBAte dhe zgjatimet e tyre mes DASH dhe CIA qe ne perpjekje per fitore absolute ndaj komunizmit, nuk u kursyen ne operacionet e tyre dhe nxitket anti-koministe ne ekstrem. Brace ka te drejte. Nuk duhet te harrojme. As, ps, thirrjet qe ne vitet e hershme 90 nje riosh i familjes byroiste therriste madje te varnin komunistet ne litar. Ai quhej Edi Rama. Njesoj ai vjedh dhe planifikon te vjedhe zgjedhjet per te vazhduar kapjen e shtetit. Faleminderit z. Brace per kujtesen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së