U vodhën 15 mln euro evropianëve përmes mashtrimit në ‘Call Center’, arrestohet në Spille 30-vjeçari, Jusel Mici! Pjesë e grupit kriminal

U vodhën 15 mln euro evropianëve përmes mashtrimit në ‘Call Center’, arrestohet në Spille 30-vjeçari, Jusel Mici! Pjesë e grupit kriminal

Call Center, foto ilustruese

TIRANË- 30-vjeçari Jusel Mici ka rënë në prangat e policisë pasi ishte në kërkim për mashtrim kompjuterik në Call Center.

Mici, i cili u kap sot nga ‘blutë’ e Tiranës në Spille, në bashkëpunim me persona të tjerë pjesë e këtij Call Center-i mashtronin evropianët dhe arritën t’iu zhvatnin 15 milion euro. Arrestimet e këtij grupi kriminal u kryen më 16 dhjetor të 2022 në Tiranë. Hetimi i thelluar ishte inicitativë e SPAK-ut dhe bëri të mundur aso kohe arrestimin e 2 personave dhe sekuestrimin e 11 pasurive të paluajtshme.

SPAK bëri me dije se hetimet nxorën në dritë ekzistencën e një grupi kriminal që synonte kryerjen e mashtrimeve ndaj individëve të cilët banonin në Itali dhe në vende të tjera evropiane (Spanjë dhe Gjermani), të kontaktuar kryesisht përmes telefonit, i bindnin viktimat e tyre të investonin në instrumente financiare realisht inekzistente, me premtimin e normave të larta të kthimit.

Ky operacion policor u zhvillua në Shqipëri dhe në Itali, ku u kontrolluan qendra thirrjesh, banesa dhe ambiente të ndryshme. Në kuadër të operacionit janë shoqëruar, arrestuar dhe shpallur në kërkim persona të dyshuar në lidhje me këtë aktivitet kriminal. Fusha e veprimtarisë së këtij rrjeti kriminal u arrit të ndërtohej nëpërmjet një aktiviteti shumë intensiv hetimor, i cili është kryer dhe nëpërmjet metodave speciale të hetimit, si në mënyrë tradicionale, ashtu dhe në rrjetet kompjuterike.

Si rezultat i këtij operacioni, në Spille, u bë lokalizini dhe arrestimi i shtetasit J. M., 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar 30-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, e kryer në bashkëpunim dhe "Grupi i strukturuar kriminal".

30-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, mashtronin evropianët duke i garantuar atyre, përfitim të menjëhershëm ekonomik kundrejt investimeve dhe duke i bindur ata të investojnë në kriptovaluta.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Operacioni në Itali

Operacioni u zhvillua dhe në shtetin italian, konkretisht në qytetet Cagliari, Padova dhe Piacenza, ku Karabinierët e Komandës Provinciale të Pizës zbatuan një urdhër paraburgimi dhe dy vendime sekuestrimi paraprake ​​për një vlerë totale mbi 3 milionë euro, të lëshuara nga GIP e Gjykatës së Pizës dhe Piacenza-s, sipas kërkesës të Prokurorisë Publike të Pizës, përkundrejt llogarive rrjedhëse dhe depozitave bankare në dispozicion të 3 subjekteve me kombësi shqiptare (2) dhe italiane (1), që ishin në një ortakëri, të cilave iu shtua edhe 1 subjekt tjetër i lidhur, por jo pjesëmarrës në strukturën kriminale, të gjithë të lidhur me bashkëpunim kriminal, për mashtrim të rëndë dhe ushtrim të ndërmjetësimit financiar pa autorizim përkatës, lidhur me investimet e shumave të mëdha parash në letra me vlerë dhe kriptovaluta dhe pastrim parash.

Si mashtroheshin qytetarët e huaj

Në fillim të huajve u garantohet një përfitim i menjëhershëm ekonomik kundrejt një investimi të vogël të viktimave, i cili shërbente për t'i bindur ata të investonin. Më pas, viktima, duke u konsultuar me një platformë mashtruese në internet, krejtësisht fiktive, bindej nëpërmjet një ndërmjetësuesi të rremë, që të investonte gjithnjë e më shumë para. Krijohej një "marrëdhënie besimi" midis investitorëve dhe këshilltarëve financiarë të rremë, i cili lejonte këta të fundit (përmes një programi kontrolli të veçantë në distancë) të hynin në faqet personale bankare të viktimave, duke marrë kështu njohuri për të dhënat dhe gjendjen ekonomike të këtyre të fundit dhe duke arritur, në shumë raste, për t'i bindur ata të investojnë të gjithë kapitalin ekonomik që kishin në dispozicion. Viktimat që zbulonin mashtrimin duke kërkuar marrjen e investimit, kontaktoheshin nga anëtarë të tjerë të vetëquajtur të kompanive të mbledhjes së borxheve, të cilët i bindnin të paguanin para shtesë për të rikuperuar shumat e humbura ose e shtynin të merrte aksione në kompani të reja, të krijuar nga vetë të dyshuarit.

Gjatë hetimit u konstatua se, nëpërmjet këtyre veprimeve, viktimat janë bindur të investojnë në kriptovaluta dhe në fund iu kanë përvetësuar shumat e marra dhe më pas janë bërë të paarritshëm për t’u kontaktuar. Analizat financiare, të realizuara nga hetuesit nëpërmjet verifikimeve të ndryshme, kanë nxjerrë në dritë faktin se paratë e viktimave në pjesën më të madhe të rasteve, shndërroheshin në kriptovaluta të lidhura me llogari rrjedhëse jashtë shtetit, në mënyrë që të bëheshin të pagjurmueshme. Aktivitetet hetimore, teknike, tradicionale dhe kibernetike kanë bërë të mundur identifikimin e eksponentëve më në zë të këtij rrjeti kriminal dhe në veçanti të atyre shtetasve të cilët drejtonin këtë skemë mashtrimi ndaj qytetarëve evropianë.

Policia këshillon që të gjithë investitorët e mundshëm evropiane dhe jo vetëm të jenë tepër vigjilentë kur bëjnë investime në rrjet dhe të kontrollojnë nëse faqet e internetit i përkasin ndërmarrjeve që veprojnë në mënyrë legjitime. Njësia e hetimit kibernetik bën me dije të gjithë shtetasit se mashtruesit janë mjaft të aftë për të krijuar afrimitet me viktimat potenciale: bisedat e tyre mund të jenë për situatë reale po ashtu edhe për situata personale apo sentimentale dhe familjare të viktimave dhe shfrytëzojnë vetminë e krijuar nga situata e ndryshme duke u vetofruar si miq dhe persona të besuar.

Viktimat mund të jenë si gra dhe burra të të gjitha moshave, shtëpiakë, profesionistë dhe pensionistë dhe që kanë dëshirën për të fituar para lehtësisht. Viktima, pas komunikimit me ta, krijon një besueshmëri kaq të madhe në raste të caktuara, duke e lejuar mashtruesin të kryejë çdo lloj veprimi i cili i shërben atij për të arritur qëllimin. Megjithatë mashtruesit nuk mjaftohen me kaq. Në raste të caktuara ata mund të kontrollojnë postën elektronike, fotografitë dhe dokumentet e viktimave. Të gjitha këto informacione shfrytëzohen për të pasur në dorë viktimat në rast se ata do të hezitojnë për të bërë investime të tjera. Jo në pak raste, atëherë kur mund të perceptojnë hezitime tek viktimat, mund të bëhen agresivë dhe të pamëshirshëm duke shfrytëzuar në këtë rast informacionet e marra dhe duke bërë të mundur që t’i bindnin duke u kërkuar financime për investimet e reja. Policia e Shtetit fton të gjithë qytetarët që kanë informacion për këtë lloj veprimtarie kriminale, të denoncojnë në strukturat për hetimin e krimeve kibernetike, me qëllim mbrojtjen e pasurive të tyre dhe të qytetarëve të tjerë.

K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • leo: 01/05/2023 12:05

    sa inat keni mo,po call centrat po mbajn rinin ne kemb .ca lloj njerzish qe kan inat se vidhen italianet etj,po kot se kan then fukarai traste e shejtanit,,ju qe komtoni rrini fukarenj dhe spiuna ,,

    Përgjigju
  • Iris: 01/05/2023 00:48

    /AABCDEFG/,shume po te djeg! Mos je dhe ti nje nga keta qe bejne te tilla numera?

    Përgjigju
  • Edhe: 30/04/2023 15:50

    Edhe te Kompl. Kontakt, te Magnet, siper. Madje dhe bllokues valesh per te shmangur pergj.

    Përgjigju
  • Dori: 30/04/2023 15:22

    Ne pallatet ne zemer te Tiranes i keni dhe leket i depozitojne ne Dubai

    Përgjigju
    • @Aabsdefg: 30/04/2023 20:16

      O ti plehre ca lidhje ka spiunllëku këtu ?! Pse nuk thua ti o plehre qe lekët e ketyre hajdutve ngren cmimet e pronave kudo ne shqiperi. Mos I hengshin dhe mos gëzofshi gjithe hajdutet si ty dhe ata qe vjedhin gjakun e te tjerve!!!

    • Aabcdefg: 30/04/2023 17:49

      Spihun! Ca pune ju prishen juve! Ziliqar, zullumqar e te pazot per te punuar per vete!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë