U vra kolegu/ Avokatët në Elbasan bojkotojnë gjyqet 5 ditë (VIDEO)

Avokatët në qytetin e Elbasanit do të bojkotojnë proceset gjyqësore për pesë ditë në shenjë proteste pas vrasjes së kolegut të tyre Ravik Gurra ditën e premte në mbrëmje në qendër të qytetit.

Ata u shprehën se ndihen të rrezikuar dhe të pambrojtur. "Ky ishte një veprim nga dora kriminale ndaj kolegut tonë. Bojkot proceseve gjyqësore në Elbasan. Ndihemi të rrezikuar" u shpreh Hysen Kovaçi.

Ndërkohë që në një prononcim për Report Tv ditën e premte në mbrëmje, kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia deklaroi se sot do të diskutohet vendimi për t'u bojkotuar të gjitha gjyqet në vend.

Ravik Gurra, mbrojtësi ligjor i Çapajve, fisit të njohur në Elbasan, u ekzekutua me silenciator me dy plumba në kokë teksa ishte ulur në një lokal duke pirë kafe shumë pranë qendrës së qytetit.

Autorët kanë qenë dy. 50-vjeçari me shtetësi angleze bënte një jetë mes Shqipërisë dhe Anglisë. Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar për vrasjen mafioze.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja