Report Tv ka publikuar foton e Bardhe Ziçi, e cila u ekzekutua me armë gjahu nga bashkëshorti i saj Shtjefën Ziçi në Shkodër. Viktima do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme në orën 12:00. Shkak për krimin e rëndë, është bërë xhelozia. Shtjefën Ziçi, i kishte kërkuar gruas së tij celularin, e pas një debati ai ka hyrë brenda në banesë, ka marrë armën e gjahut dhe e ka qëlluar për vdekje në portën e shtëpisë.
Lajmi kryesor:
Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit










