Përcillet për në banesën e fundit, 15-vjeçari që ndërroi jetë disa ditë pasi u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij në Durrës. I mituri Erjon Boba nga fshati Koçaj, jetonte me qira prej 3 vitesh në zonën e Kënetës në Durrës, ku kishin shkuar për një jetë më të mirë e arsim më profesional.
Por fatkeqësisht gjatë një konflikti 15 vjeçari humbi jetën pas një sherri në afërsi të banesës ku jetonin me qira. Sipas dëshmisë të babit të tij, Adem Boba dhe15 vjeçari ishte nisur për të punuar tek një lavazh në afërsi të banesës, punë të cilën i mituri e bënte pasi përfundonte mësimin.
Qindra vetë morën pjesë në ceremoninë mortore duke iu shprehur ngushëllime familjes Boba.
Komente










